Rajoni/Bota Më shumë

Protesta e opozitës që përçau opozitën

Prej tvteuta10:22, 10 Maj 2016

Protesta e djeshme në Shkup te organizuar nga Këshilli opozitar, dhe në të cilën morën pjesë partitë opozitare shqiptare Besa, Uniteti, RDK, LRPDSH, PPD, duket se më shumë se e ka bashkuar, ka përçarë opozitën.Protesta e cila u përkrah masivisht nga qytetarët shqiptarë, shkaktoi thyerje mes partive opozitare  për shkak të mospërfaqësimit të drejtë në fjalimet që duhet të mbaheshin para protestuesve.Sipas marrëveshjes, para qytetarëve duhej të flisnin vetëm dy përfaqësues të Këshillit Opozitar, Orhan Murtezani dhe Kim Mehmeti ndërsa jashtë marrëveshjes është shfaqur në skenë edhe Bilal Kasami nga Besa, i cili ka mbajtur një fjalim.Por, ky veprim ka shkaktuar pakënaqësi te katër partitë e tjera të pa përfaqësuara në fjalime.Pakënaqësia është shprehur hapur edhe në rrjetet sociale ku vërehen akuza të rënda mes simpatizantëve të katër partive opozitare në adresë të Besës.

  • 1

    Radio