TURIZËM Më shumë

Pronarët e restoraneve në Bunë të gatshëm të bojkotojnë tenderin

Prej tvteuta19:39, 19 Mars 2019

Pas publikimit të katallogut të ri dhe ndryshimeve në çmimore të “Të mirave detare”, shoqata e restoraneve në Bunë ka reaguar për shkak se siç thonë ata, dallimit të madh në çmime të reja, të cilat sipas tyre nuk kanë asnjë arsyetim. Kryetarja e shoqatës Valentina Bogojeviq, ka vërrtetuar se pas takimit në komunë dhe tek “Të mirat detare”, ata kanë krijuar përshtypje se në asnjë institucion nuk kanë sens për problemet e tyre, por të njëjtit janë aty kur duhet të merren paratë.

Së shpejti pritet publikimi i tenderit për zonën e „Të mirave detare“ i cili do të vlejë për pesë vitet e ardhshme.  Bogojeviq thotë se nuk pret që dikush nga „Të mirat detare“ do ti thërras dhe do ti konsultojë lidhur me ndryshimet apo propozimet eventuale. Sipas saj, janë të gatshëm që edhe të bojkotojnë tenderin sepse çmimet e propozuara janë të papërballueshme.

  • 1

    Radio