Pronarët e lokaleve protestuan në Podgoricë kundër mbylljes
Prej tvteuta20:04, 6 Nëntor 2020

Pronarët e lokaleve dhe restoraneve nga disa qytete të Malit t Zi mbajtën protestë në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë, të pakënaqur me vendimin e TKN për të mbyllur kafenetë dhe restorantet në Podgoricë, Cetinë, Budva dhe Ulqin nga dita e nesërme. Ata i dërguan edhe një kërkesë Trupit Koordinues Nacional që lokalet të lejohet të punojnë deri në mesnatë ose të ndalohen të gjitha aktivitetet e shërbimit , përveç atyre të nevojshme për të përmbushur nevojat themelore të jetesës. Nëse TKN nuk pranon njërën nga këto dy kërkesa, ata thonë se do të detyrohen të mos u përmbahen masave të përcaktuara.
Pronarët thanë se janë dakord për të gjitha masat, por jo edhe mbylljen e objekteve. Më herët, ISHP-ja njoftoi që objektet e hotelierisë në Podgoricë, Budva, Ulqin dhe Cetinje do të mbyllen nga mesnata dhe kjo masë do të zgjasë të paktën 14 ditë.
Pronarët presin një përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur, përndryshe, do të detyrohen të mos respektojnë masat. Për hapat e mëtejshëm ata njoftuan se do të vendosin pas seancës së TKN.