Aktuale Më shumë

Projektuesi i rrugës Krythë- Ulqin kompani e panjohur nga Gjibraltari

Prej tvteuta09:33, 11 Shkurt 2016

Kompania “Mehanizacija i programat” e cila është e regjistruar në shtetin e vogël të Gjibraltarit, ka realizuar projektin kryesor me vlerë rreth 86,000 euro për rrugën Krythë-Ulqin.

Kjo kompani , siç shkruan gazeta Vijesti , është e lidhur ngushtë me kryetarin e komunës së Nikshiqit, gruaja e të cilit ndodhet e punësuar në këtë kompani. Pronar i kësaj kompanie është shtetasi britanik Pol Robert Hejs, i cili në portfolin e vet ka të regjistruar edhe mjaft kompani tjera.

Kjo gazetë e cila thirret në investigimet e Rrjetit të gazetarëve të pavarur, e dyshon kryetarin e komunës së Nikshiqit për konflikt interesi, pasi kësaj kompanie i ka caktuar punimet me vlerat më të mëdhaja të cilat kapin shifra milionëshe.

  • 1

    Radio