Projekti buxheti i Ulqinit për vitin 2019 mbi 16 milionë euro

Prej tvteuta16:07, 1 Dhjetor 2018

Projekt buxheti i Komunës së Ulqinit për vitin 2019 do të jetë në masën prej 16.144.000 euro, nga i cili 38 % do të jetë buxheti operativ kurse kapital rreth 62%. Të hyrat më të mëdha i përbën kredia prej 5 milionë euro për investimin në kanalizimin për pesë lagjet e qytetit, i cili mbartet nga viti i kaluar, nga shitja e tokës në pronësi të komunës nga e cila planifikohen 3.1 milionë euro, si dhe tatimi në patundshmëri  në masën prej 2.5 milionë euro. Ndryshime të mëdha relevante nuk pritet të ketë as në dokumentin final, edhe pse çdo gjë do të jetë më e qartë pas përfundimit t shqyrtimit  publik me 8 dhjetor.

  • 1

    Radio