Slider Më shumë

Prezantohen masat e reja për dy javët e ardhshme

Prej tvteuta10:56, 3 Shkurt 2022

Në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa të reja në luftën kundër koronavirusit. Përkatësisht, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, dr. Igor Galiq, konfirmoi masat e mëposhtme, më të lehta,  që do të jenë në fuqi nga e premtja, 4 shkurt deri më 18 shkurt:

Hiqet detyrimi i certifikatave covid për hyrje në qendrat tregtare.
Lejohet prania e publikut në ambientet e brendshme të ambienteve sportive, deri në një të katërtën e numrit të përgjithshëm të ulëseve me posedim të certifikatës së COVID-19, me maska ​​dhe duke mbajtur distancën 2 metra;
Pas rritjes së numrit të rasteve të reja në fund të vitit të kaluar, si dhe në javën e parë të janarit të këtij viti, ka pasur një rënie të numrit të rasteve të reja në tri javët e fundit, pra numri i të sëmurëve në dy javët e fundit është ulur me rreth 50%, tha Galiq.

“Incidenca ditore është ende e lartë. Numri më i madh i testimeve  për një mijë banorë në rajon është bërë në Mal të Zi, prandaj kemi pasur edhe një numër të madh të rasteve në periudhën e kaluar, gjë që tregon kontroll të mirë të pandemisë”, konfirmoi Galiq.

Sa i përket punës së shërbimeve inspektuese dhe punonjësve shëndetësorë, drejtori i Institutit tha se dëshiron të besojë se po bëjnë më të mirën që munden, me kapacitetet që janë mbingarkuar që nga fillimi i pandemisë.

“Sigurisht, pa qytetarët, ne nuk mund të kryejmë mbikëqyrje adekuate dhe as nuk mund ta reduktojmë  pandeminë në nivelin e që duam. Masat nuk po zbatohen si duhet, e as vaksinimi, i cili sigurisht duhet të jetë në një nivel shumë më të lartë që të ketë të gjitha efektet pozitive ”, përfundoi Galiq.

  • 1

    Radio