Sociale Më shumë

Policia Komunale bllokon ndërtimin pa leje

Prej tvteuta10:24, 6 Qershor 2016

Policia Komunale e Ulqinit ka bllokuar ndërtimin e gropës për hedhjen e ujrave të zeza në lagjen Liman.

Sipas informatave nga ky institucion, në ndërtimin e saj ishin të kyçur disa objekte, dhe për këtë është njoftuar edhe kryetari i Komunës Nazif Cungu, i cili ka kërkuar intervenimin e Policisë Komunale.

Drejtori i saj Saubih Mehmeti ka thënë për media se ndërtuesit kanë dorëzuar në Komunë kërkesën për dhënien e lejes, kurse punimet i kanë filluar pa marrjen e saj. Sipas tij, punimet kanë filluar në truallin privat të qytetarit Shyqyri Resulbegoviq, dhe se policia ka urdhëruar ndaljen e punimeve.

Nga të Mirat Detare kanë komentuar se për ndërtimin e objekteve të tilla nevojitet një procedurë e kontrolluar në mënyrë strikte, respektimi i kushteve tekniko-urbanistike dhe miratimi i Agjensisë për mbrojtjen e mjedisit. Ato kanë njoftuar se do të inspektojnë vendin e ndërtimit dhe nëse ndodhet në zonën e të Mirave Detare do të marrin masat e  parashikuara në raste të tilla.

  • 1

    Radio