Aktuale Më shumë

PDS: Iniciativë për rrëzimin e Qeverisë. ABR: Nuk keni shumicën

Prej tvteuta16:33, 3 Gusht 2022

Partia Demokratike e Socialistëve do të nisë sot një nismë për votëbesimin e Qeverisë së Malit të Zi. Nga kjo parti kanë deklaruar në llogarinë e tyre në Twitter se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që gjithashtu besojnë se qeveria është e papërgjegjshme ndaj interesave kombëtare të Malit të Zi.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, theksuan nga kjo parti.

Në anën tjetër PSP e ka përshëndetur nënshrkimin e marrëveshjes, duke e qaujtur atë plotësimin e një prej arsyeve kryesore të kësaj partie për pjesmarrje në qeverinë aktuale. Nënshkrimi është përshëndetur edhe nga FD, të cilët nënshrkimin e kanë quajtur përmirsim të padrejtësisë ndaj KOS. Sipas tyre, me përfundimin e këtij akti KOS bëhet e barabartë me bashkësitë e tjera fetare në Mal të Zi.

Nga LQ ABR nuk i kanë marrë seriozishtë kërcënimet e PDS për të nisur iniciativën për rrëzimin e Qeverisë.

“Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë nuk do të ketë shumicë sepse besojmë se Kuvendi i Malit të Zi dhe partitë në të do të dinë të përcaktohen në mënyrën e duhur sipas politikës shtetërore të përgjegjshme dhe racionale kundër intolerancës, tensioneve të pabaza, problemeve dhe ekstremizmit”, kanë deklaruar ata në llogarinë e tyre në Twitter.

  • 1

    Radio