Sociale Më shumë

Paviqeviq dënohet me 1 vit burgim

Prej tvteuta16:19, 28 Shkurt 2017

Ish kryetari i komunës së Tivarit Zharko Paviqeviq, është dënuar me 1 vit burgim, kurse ish drejtoresha ekzekutive e ndërmarrjes “Enti pët ndërtimin e Tivarit”, Daniella Krkoviq, me 4 muaj me kusht.

Paviqeviq u dënua për shkak se si në mënyrë të paligjshme i ka shkaktuar dëm komunës në masën prej 2 milionë eurosh. Ai në mbrojtje ka deklaruar se çdo gjë është bërë në interes të Tivarit, po kjo nuk është marrë parasysh nga gjykata. Paviqeviq gjatë kohës që ishte kryetar, i kishte mundësuar ndërmarrje së tij “Enti për ndërtimin e Tivarit”, që të përfitojë shumën prej dy milionë eurove, duke marrë nënshkruar në mënyrë të paligjshme  që borxhet e saj kreditore ti marrë përsipër komuna e Tivarit. Krkoviq, u dënua për shkak se në dokumentacionin e ndërmarrjes  ka vendosur të dhëna të falsifikuara.

  • 1

    Radio