Aktuale Më shumë

Partnerët kritikojnë Abazoviq: ABR ka marrë 5 mandate në Ulqin

Prej tvteuta09:20, 29 Mars 2022

Zv.kryeministri në detyrë dhe lideri i ABR, Dritan Abazoviq, u shpreh i kënaqur me rezultatin e koalicionit “Fillim i ri” në Ulqin, dhe sipas tij, do të ishte e logjikshme që ata të ishin bartësit e pushtetit në periudhën e ardhëshme. Ai tha se rezultati ishte shumë i mirë , sidomos krahasuar me atë se sa vota ka pasur ABR në zgjedhjet e kaluara, kur morën vetëm 2 mandate, kurse tani kanë 14. Megjithtë, kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë nga partnerët e koalicionit, PSD dhe SD.

Zëdhënësi i Socialdemokratëve, Nikolla Zirojeviq, tha se Abazoviq nuk ka folur të vërtetën dhe se 14 mandatet janë të gjithë koalicionit. “Që të jemi të saktë…ABR në zgjedhjet e djeshme në Ulqin ka fituar 5 mandate.“, tha Zirojeviq. Edhe nënkryetari i PSD, Bojan Zekoviq, e quajti të pavërtetë deklaratën e Abazoviq. “Nuk është mirë të fliten të pavërteta. Di të numërosh. Në koalicionin “Fillim i ri” më së pakti përqindje ka ASH 10%, ndërsa më së shumti PD 32%, të cilës nuk i ka rënë ndërmend që të përvetësojë mandatet e të tjerëve. ABR ka 5 mandate të mira.”, tha Zekoviq.

  • 1

    Radio