Partitë opozitare përgatiten për protesta?
Prej tvteuta16:57, 2 Shkurt 2019
Afera e fundit lidhur me financimet ilegale të partisë më të madhe në pushtet , vazhdon të jetë tema numër një politike në Mal të Zi. Në këtë drejtim partitë opozitare deri tani kanë reaguar vetëm me deklarata, por mediat e vendit shkruajn se ekzitson mundësi edhe e organizimit të protestave gjithëpopullore. Nga partitë opozitare akoma nuk ka pasur prononcime direkte në lidhje me këtë çështje por mendohet se ato janë duke diskutuar rreth mënyrës së organizimit të tyre. Lideri i Demokratëve Aleksa Beçiq, në një kumtesë të tijën la të kuptohej se protestat mund të jenë një opsion që do të shqyrtohet, diçak të ngjajshme me deklarimet edhe nga ana e Lëvizjes URA. Fronti Demokratik nuk është pronocuar në lidhje me protestat e mundhsme, por mendohet se nuk do të ishte kundër një skenari të tillë.