Sporti Më shumë

Otrant-Olimipik dënohet me 500 euro

Prej tvteuta19 May 2017

Komisioni disiplinor i Ligës së Dytë malazeze të futbollit e dënoi me 500 euro gjobë skuadrën e Otrant-Olimik me arsyetimin e organizimit të dobët të ndeshjes ndaje Ibar të Rozhajës. Me organizim të dobët nënkuptohet prezenca e flamurit kombëtar shqiptar në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes. Fillimi i procedurës për masa disiplinore ndaj skuadrës nga Ulqini ngjalli indinjatë të madhe te tifozët dhe qytetarët në përgjithësi, duke marrë parasysh arsyetimin banal. Megjithatë fakti që dënimin është monetar, nuk do të ndikojë në mundësitë e skuadrës për tu kualifikuar në barazhin që çon në ligën e parë.