TURIZËM Më shumë

OT e Ulqinit paraqiti ofertën turistike në Llukavac

Prej tvteuta16:21, 13 Maj 2017

Organizata Turistike e Ulqinit është duke marrë pjesë në panairin List 2017 në Llukavac të Bosnjes ,që po mbahet prej 11 deri 13 maj , ku merr pjesë në bashkëpunim me Prganizatën turistike nacionale  dhe atë të Tivatit. Në hapjen solemne të panairit fjalën përshëndetëse e kanë patur organizatori z.Izet Nuhanoviq, dhe kryetari i Komunës së Llukavcit z.Edin Deliq.

Stendën e OT-së së Ulqinit e vizituan nënkryetari i Komunës z.Deliq dhe drejtori i panairit z.Nuhanoviq, kryeministri i Kantonit Bego Kutiq, ministri i turizmit dhe komunikacionit Mirsad Gluhiq, kurse drejtori i OT z.Mr.Fuad Haxhibeti shfrytëzoj rastin të takohet dhe bisedojë me delegacionin e këtij vendi, me të cilet ka nënshkruar edhe protokollin për binjakëzim para tri viteve. Prej afaristeve nga Ulqini në këtë panair marrin pjesë  hotelet Continental dhe Cruiser.

 

  • 1

    Radio