Aktuale Më shumë

Osmani Sadriu në vizitë zyrtare në Mal të Zi

Prej tvteuta14:43, 7 Shkurt 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në Mal të Zi nga homologu i saj, Milo Gjukanoviq.

Osmani po qëndron në Podgoricë me ftesë të homologut të saj, ndërsa do të takojë edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Jam i bindur se një frekuencë e mirë dhe një dialog i sinqertë do të kontribuojë në përmirësimin e fqinjësisë së mirë cilësore dhe në përmirësimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. Ne i kuptojmë ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës dhe për të marrë statusin e kandidatit për në BE dhe e mbështesim fuqimisht këtë” tha presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, pas bisedës me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadria. Presidentja e Kosovës, e cila po viziton Malin e Zi, ka thënë qartë se Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore. Fakt  interesant është se Osmani Sadriu ka ardhur në Mal të Zi 23 vite më parë si refugjat, e tash si presidente e Kosovës.

Në agjendën e saj është edhe vizita komunës së Ulqinit dhe asaj të Tuzit.

  • 1

    Radio