Politikë Më shumë

Opozita kritikon emërimin e Vukshiq në krye të ASK

Prej tvteuta18:30, 19 Dhjetor 2020

Përzgjedhja e Dejan Vukshiq për ushtrues detyre të Agjencisë për Siguri Kombëtare të Malit të Zi ka ngjallur kritika të shumta, sidomos nga radhët e opozitës. Socialdemokratët e kanë akuzuar zv.kryeministrin Dritan Abazoviq, se e ka lëshuar këtë organ në duar të joprofesionistëve dhe politikanëve, edhe pse në fillim ka premtuar ndryshe. Përveç kësaj, thonë nga kjo parti, Vukshiq është i njohur edhe si avokat që ka përfaqësuar persona të lidhur me klane kriminale. Partia Socialdemokrate nga ana e saj ka shprehu shqetësim që në organet më të larta të sigurisë të vendosen persona të afërt me Kishën Ortodokse Serbe. Pasi Vukshiq ishte bartës i koalicionit “Për të ardhmen e Kotorrit”, në zgjedhjet lokale në këtë qytet. Kritika ka pasur edhe nga subjekte që janë pjesë përbërëse e mazhorancës së re. Për liderin e  Nebojsha Medojeviq, emërimi i Vukshiq është i pakuptimtë, pasi ai si person që një kohë të gjatë ka qenë antar i këshillave për sigurim të Kuvendi , nuk ka dëgjuar asnjëherë për të. Goran Danilloviq, kryetari i Malit të Zi të Bashkuar, ka pasur kritika lidhur me emërimin e Vesko Damjanoviq në krye të Drejtorisë së Policisë dhe mos shkarkimin e Veljoviq. Sipas tij, Veljoviq nuk duhet lejuar të largohej por të shkarkohej më herët, kurse sa për Damjanoviq tha se është e vërtetë që nuk ka pasur zgjidhje më të mirë, por qeveria nuk është dashur të lejojë që të gjendet në këtë pozitë. Demokratët nga ana e tyre thonë se dalja nga kjo situatë është hapja sa më e shpejtë e konkursit për drejtor të ri, dhe se ata në Kuvend do të përkrahin vetëm kandidatin që ka profesionalitetin dhe integritetin e duhur për të kryer këtë detyrë të rëndësishme.

  • 1

    Radio