Opozita edhe pas zgjedhjeve kundër Demarkacionit
Prej tvteuta18 May 2017
Edhe përkundër hyrjes në koalicion me partinë më të zëshme pro ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, PDK-në, partitë që në legjislaturën e pestë kanë qenë në opozitë, AAK e “Nisma”, nuk kanë ndërruar qëndrimin e tyre karshi kësaj Marrëveshjeje. E prerë në vendimin e saj kundër demarkimit të kufijve me shtetin malazez mbetet edhe lëvizja “Vetëvendosje”, e cila shprehet e bindur se një marrëveshje e tillë nuk do të kalojë në asnjë qeverisje. Në anën tjetër nënshkrimi i koalicionit mes PDK-së e dy partive që ishin mjaft kundërshtuese për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit duket se do ta komplikojë çështjen e demarkimit të kufijve me Malin e Zi, shkruan “Zëri”.