Sociale Më shumë

Nxënësit e gjimnazit “Vëllazërim Bashkimi” udhëtojnë për në Gjermani

Prej tvteuta09:49, 22 Shkurt 2018

Gjimnazi publik “Vllazërim Bashkim” është duke vazhduar traditën disa vjecare me shkëmbimin e nxënësve të këtij institucioni me bashkëmoshatarët e tyre nga Gjermania. Për më shumë se 10 vite udhetojnë nga Ulqini për në  Frojdeshtat , kurse këtë vit për herë të parë kanë  destinacion qytetin  Ludwigs Haven që gjendet në jugperëndim të Gjermanisë .

Mësimdhënësja e gjuhës gjermane pranë këtij institucioni, Luljeta Haxhibrahimi ,tregon për TV Teuta se qëllimi primar i këtij udhetimi është që nxënësit nga Ulqini të njihen nga afër me jetën , kulturën , gjuhën , si dhe arsimin në Gjermani . Ky udhëtim do të zgjasë 11 ditë.

  • 1

    Radio