Aktuale Më shumë

Ngjarja në Himarë: Shkarkohet i gjithë zinxhiri i policisë

Prej tvteuta09:28, 3 Gusht 2022

Pas ngjarjes që tronditi gjithë Shqipërinë ku humbi jetën një 7-vjeçare në Himarë, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ana e oficerit të policisë Arjan Tase, është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë.

Ndërkohë, grupi i posaçëm, i ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i përbërë nga specialistë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, vijon punën për eleminimin e mangësive, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me mjetet lundruese.

Nga ky institucion theksojnë se Drejtori i Përgjthshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është i vendosur për të mos toleruar asnjë punonjës policie, drejtues apo zbatues, që nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat funksionale, në interes së mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

  • 1

    Radio