Sociale Më shumë

Nga e hëna hapen kafenetë, restoranet dhe shkollat

Prej tvteuta18:38, 31 Tetor 2020

Prej ditës së hënë në disa qytetet të Malit të Zi, përfshirë edhe Ulqinin, do të ketë lehtësim të masave kufizuese, pasi në dy javët e kaluara ka pasur rënie të numrit të infektuarve, njoftohet nga ISHP. Në qytetin tonë deri ditën e sotme figurojnë 648 të infektuar për 100.000 banorë, çka do të thotë se mund të hapen lokalet dhe restoranet, që ishin të mbyllur gjatë dy javëve të kaluara. Lehtësim të masave do të ketë edhe në qytetet si Kollashin , Plevlja dhe Nikshiq, të cilët do të kalojnë në kategorinë e parë , ku e vetmja masë kufizuese është orari i mbylljes së lokaleve në orën 22.00. Shtrëngim të masave do të ketë në komunën e Tivarit, e cila ka pasur rritje të rasteve javët e fundit, dhe tani ndodhet në të njëjtën kategori me Ulqinin.

  • 1

    Radio