Nga 1 janari tatime më të larta për prodhimet e alkoolit, pijet e gazuara dhe duhanin e grirë
Prej tvteuta09:59, 20 Dhjetor 2018
Prej 1 janarit të vitit tjetër do të rriten tatimet për disa produkte të konsumit si alkooli, pijet e gazuara dhe duhani i grirë. Kjo pritet të rrisë edhe çmimet e tyre në treg por akoma nuk dihet se deri në cilën masë. Rritja e akcizës në prodhimet e duhanit vitin e kaluar krijoi shpërthim të tregut të zi dhe Qeveria u detyrua të korrigjojë vendimin, prandaj nuk pritet rritje e tatimeve në cigare. Megjithatë , me rritjen e çmimit të tyre është rritur konsumi i duhanit të grirë, çka do të ndikojë në çmimin përfundimtar.