Aktuale Më shumë

Nënshkruhet Marrëveshja themelore me Kishën Ortodokse Serbe

Prej tvteuta16:30, 3 Gusht 2022

Edhe pse vetëm dy ditë më parë demantoi se nënshkrimi i Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe do të bëhet me 3 gusht, kryeministri Dritan Abazoviq e nënshkroi atë pikërisht ditën e sotme. Në ceremoninë e nënshkrimit, KOS përfaqësohej nga vetë patriarku Porfirije dhe kryepeshkopë të tjerë të kësaj kishe në rajon. Të pranishëm ishin edhe ministri i drejtësisë Marko Kovaç ,ai i të drejtave të njeriut Fatmir Gjeka, financave Aleksandar Damjanoviq dhe i shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq.

“Jam jashtëzakonisht i nderuar dhe i kënaqur që përfunduam këtë proces , i cili me thënë të drejtën ka zgjatur së tepërmi. Ideja e nënshkrimit të marrëveshjes me KOS është e vjetër, dhe më vjen keq që nuk u realizua në periudhat e kaluara.Qeveria është e vendosur që të gjitha komuniteteve fetare t’u japë saktësisht të njëjtat të drejta dhe jemi të kënaqur nëse kemi kontrinuar për këtë. Besoj se në këtë mënyrë po dërgohet një mesazh paqeje dhe tolerance, po hapim një kapitull të ri dhe po u drejtohemi sfidave të reja, të cilat nuk mungojnë në shoqërinë dhe mjedisin tonë, por mbi të gjitha me dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të barabartë dhe të drejtë.”, tha ndër të tjera Abazoviq pas nënshkrimit.

Patriarku Porfirije  tha se kontrata e nënshkruar sot është diçka që i duhej Malit të Zi , por edhe komunitetit fetar që ai përfaqëson. Ai theksoi se Mali i Zi mund të jetë gjithmonë, siç ka qenë gjatë shekujve, një shtëpi mikpritëse për të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh se nga vijnë. Ai e falenderoi kryeministrin Abazoviq me bashkëpuntorë  për mundin dhe vendosmërinë e treguar.

  • 1

    Radio