Në maternitet fillim i mbarë
Prej tvteuta10:11, 6 Janar 2016

Në Maternitetin e Ulqinit kanë lindur edhe foshnjet e para në vitin e Ri 2016.
Foshnja e parë ka lindur me 3 janar në ora 20:30,është e gjinisë mashkullore, nëna fatlume është Mehrixhana Llazorja Dervishi.
Ndërkaq edhe ditën e nesërme me 4 janar vjen në jetë edhe një tjetër foshnje vajzë me peshë 3.100 .nëna të cilës është Fatbardha Kraja.
Doktoresha Sadije Hollaj që e ka përcjedhë lindjen e parë shprehet shumë e kënaqur për një fillim të mbarë në Maternitetin e Ulqinit
Nga themelimi i Maternitetit e gjer më tani në Maternitetin e Ulqinit kanë lindur 1500 foshnje
Si duket ky vit do të jetë i mbarë sa i përket natalitetit që kohërave të fundit është ndjeshëm në rënje.