Në Mal të zi 5800 turistë. Vetëm 10% nga numri i vitit të kaluar
Prej tvteuta11:29, 25 Qershor 2020

Në Mal të Zi janë të regjistruar 5800 turistë , çka përbën vetëm 10% të numrit të regjistruar në të njëjtën ditë vitin e kaluar, njoftojnë nga Ministria e turizmit. Sipas kësaj ministrie, në këtë fenomen ka ndikuar pandemia e koronavirusit dhe parashikimi për sezon nuk mund të jetë aspak optimist.