Ndërtimet ilegale në Ulqin në fokus edhe të Qeverisë
Prej tvteuta10:10, 10 Shkurt 2017
Problemet me të cilët përballet Ulqini në fushën e ndërtimeve pa leje, ka qenë edhe në fokusin e Qeverisë së Malit të Zi, shkruan gazeta Vijesti. Kryeministri Dushko Markoviq ka kërkuar nga organet kompetentë që të veprojnë në mënyrë urgjente me qëllim që ky fenomen të vendoset nën kontroll. Gjithashtu është inicuar edhe formimi i trupit punues nga i cili pritet punë efikase në këtë drejtim.
Përveç përfaqsuesve të Ministrisë për zhvillim të qëndrueshëm, në këtë trup punues do të marrin pjesë edhe përfaqsuesit e Drejtorisë për punë inpektuese, Prokurorisë  dhe pushtetit lokal.