Aktuale Më shumë

Ndalohen të gjitha llojet e peshkimit sportiv

Prej tvteuta16:24, 8 Prill 2020

Drejtoria e policisë ka lajmëruar të gjitha Federatat e peshkimit sportiv në Mal të Zi si dhe opinionin publik se kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas tyre, ndalohet secili peshkim sportivo-rekreativ, duk përfshirë atë me lundra, nga bregu dhe peshkimi nënujor.  Peshkimi ekonomik vazhdon të lejohet duke lajmëruar daljen në det. Të gjitha këto masa janë të detyrueshme për të gjithë dhe secila shkelje do të rezultojë me pasoja ndëshkuese, paralajmërojnë nga Drejtoria e policisë.

  • 1

    Radio