Sociale Më shumë

Musa Pali: Këshilli i Mësimit Shqip për Diasporën synon të ruajë gjuhën dhe atdhedashurinë tek fëmijët e mërgimtarëve

Prej tvteuta14:08, 24 Nëntor 2020

Kryesia e Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporën (KMSHD), në mbledhjen e vet prezantoi anëtarët e rinj të KMSHD-së, të cilët janë përfaqësues të komunitetit  arbëresh, shqiptarëve në Turqi dhe Mal të Zi. Mësuesi shumëvjeçar në Diasporë Musa Pali, është pjesë e këtij këshilli dhe për Tv Teuta foli për punën e tij me nxënësit e shkollave shqipe, përpjekjet e tij dhe të kolegëve për ta mbjellë jo vetëm gjuhën shqipe por edhe atdhedashurinë te fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, të cilët lindin dhe rritën larg atdheut. Edhe pse ishte e vështirë një gjë e tillë, me vite të tëra ka kontribuar në ruajtjen e vlerave kombëtare. Qëllimi i Këshillit është të punohet dhe më shumë me organet përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë që të ofrohen tekste të reja dhe të ketë një planprogram përkatës për nxënësit që mësojnë në gjuhën shqipe në diasporë.

  • 1

    Radio