Aktuale Më shumë

Mozhura vazhdon të jetë temë në Maltë

Prej tvteuta19:10, 21 Mars 2023

Organizata joqeveritare kundër korrupsionit “Republika” ka akuzuar policinë malteze se ka injoruar urdhrat e një hetimi gjyqësor për të kryer kontrolle intensive në zyrat e kompanisë Enemalta-s si pjesë e një hetimi për korrupsion për ndërtimin e centralit me erë në Mal të Zi. Siç raporton “Times of Malta”, hetimi për korrupsion në lidhje me kontratën në Mal të Zi ka ngecur dhe burimet tregojnë për një “vonesë” të policisë në kryerjen e planeve për kontrollin fizik të zyrës së Enemaltës.

“Kontrolli u konsiderua i nevojshëm për të ndriçuar më tej kontratën, me shpresën se do të sekuestrohen provat dokumentare të nevojshme për fillimin e procedimit. Firma ligjore e angazhuar nga Enemalta për të audituar marrëveshjen tregoi se llogaritë e postës elektronike të anëtarëve të bordit të drejtorëve nuk ishin në dispozicion të saj, duke qenë se ata nuk kanë emalia korporativ”, thuhet në këtë gazetë.

Po ashtu theksohet se policia ka shpërfillur urdhrat e gjykatave për të kryer kontrollin në Enemalta dhe ekzaminimin e e-mail-eve të drejtorëve të përfshirë në këtë mashtrim. Drejtuesi i OJQ-së “Republika”, Robert Aquilina, tha se një kontroll i tillë është dashur të kryhet menjëherë pa asnjë njoftim paraprak, në përpjekje për të siguruar prova, dhe se Qeveria duhet të shkarkojë ministrin e Policisë dhe Komisarin e Policisë, pasi siç pretendon ai, misioni i tyre ka qenë mbrojtja e kriminelëve.

  • 1

    Radio