Aktuale Më shumë

Mospajtimet – çështje e brendshme e Kosovës

Prej tvteuta10:27, 11 Dhjetor 2015

Qeveria e Malit të Zi kumtoi sot se me Marrëveshjen për demarkacionin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë “zyrtarizuar kufijtë administrativ në harmoni me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë të vitit 1974”.

Zyra për marrëdhënie me publikun e qeverisë malazeze thekson se “nëse ekziston dyshimi se kjo nuk është punuar kështu dhe se është bërë gabim, jemi të gatshëm që këtë ta shqyrtojmë, sepse nuk dëshirojmë çfarëdo mospajtimesh me fqinjët, duke pasur parasysh interesat shtetërore dhe kombëtare të Malit të Zi”.

Në njoftimin për media theksohet se kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, këtë porosi ia ka transmetuar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe zyrtarëve të tjerë të Kosovës. Qeveria e Malit të Zi thotë se “mospajtimet në Prishtinë për Marrëveshjen për kufirin shtetëror me Malin e Zi, konsiderojmë se janë çështje e brendshme e Kosovës”.

  • 1

    Radio