Aktuale Më shumë

Monstat: Paga mesatare në dhjetor 537 euro

Prej tvteuta13:03, 1 Shkurt 2022

Paga mesatare (bruto) në dhjetor 2021 në Mal të Zi ishte 802 euro, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ishte 537 euro, raportoi MONSTAT. Mesatarja më e ulët, pak më pak se 400 euro, është shënuar në industrinë përpunuese, tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe në sektorin e veprimtarive administrative dhe të shërbimeve mbështetëse.

Pagat mesatare më të larta në muajin dhjetor kanë marrë punonjësit në sektorin financiar dhe atë të sigurimeve (956 euro), të ndjekur nga furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (928). Pagat mesatare (neto) në dhjetor 2021 krahasuar me nëntorin 2021 janë rritur me 0.4%, ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë rritur me 1.9%.

  • 1

    Radio