Ministria: Provimet e maturës me 1 dhe 2 qershor
Prej tvteuta19 May 2017
Nga Ministria e arsimit njoftojnë se provimet e maturës eksterne për gjuhën e huaj do të mbahen me 1 qershor, kurse për matematikë me 2 qershor. Provimet e maturës eksterne filluan me 21 prill kur nxënësit u testuan për njohuritë në gjuhën amtare. Dhënia e provimit të maturës është kusht i përgjithshëm për vazhdimin e shkollimit të lartë.