Sociale Më shumë

Ministria e të drejtave të njeriut dhe pakicave: Mesazh për Krishtlindjet

Prej tvteuta16:26, 24 Dhjetor 2016

Me rastin e festës më të madhe të krishterë, të Krishtlindjeve, në emër të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, dhe në emrin tim personal   shprehi  urimet e mia të përzemërta për Kryepeshkopin  e  Tivarit, Imzot Rroku Gjonleshaj, Peshkopit  të Kotorrit, Imzot Ilija Janjiq, të gjithë klerit dhe të gjithë besimtarëve  katolik, si dhe të gjithë kishave  protestante dhe të gjitha besimtarëve që e festojnë këtë festë në kalendarin Gregorian.

 

Apostulli Luka shkroi se pas lindjes së Jezusit  është thënë: ‘Lavdi Perëndisë,  paqë mbi tokë, vullnet të mirë në mesin e njerëzve “! Unë dua që ky mesazh universal i Krishtlindjeve të bëhet udhëzim për të gjithë besimtarët. Kështu ne ruajmë arritjen më të madhe të Malit të Zi modern ,shoqëri multi-fetare dhe tolerante në të cilën njerëzit respektojnë dhe  jetojnë së bashku pavarësisht nga dallimet fetare dhe kombëtare.

Kjo është formula e suksesit tonë dhe kjo është dëshmi se tek ne jetojnë vlerat më të mira të krishtera.
Kisha Katolike, kishat  Protestante dhe besimtarët në Mal të Zi  me veprimet e tyre dhanë një kontribut vendimtar në promovimin e vlerave universale të krishtera. Gjithsesi, dëshiroj që, në përputhje me këto vlera, të festoni një Krishtlindje të lumtur në Kishë,familje dhe me miqtë e vet.

 

 

M I N I S T R I

MEHMED   ZENKA

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio