Ministri i punes dhe perkujdesjes sociale Kemal Purishiq vizitoj komunen e Ulqinit
Prej tvteuta18 February 2019
Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministri i punës dhe përkujdesjes sociale Kemal Purishiq me bashkëpunëtorë. Në takimin me kryetarin e komunës Loro Nrekiqi u bë fjalë për problemet sociale , mundësinë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet administratës lokale dhe Ministrisë në fjalë me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira për qytetarët të cilët janë shfrytëzues të shërbimeve të Qendrës sociale , si dhe për mekanizmat që bashkëpunimi të rritet në nivel edhe më të lartë. Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e bashkëpunimit me qëllim të arritjes së efekteve sa më të mëdha për ofrimin e ndihmës sociale dhe përkujdesje kategorive të rrezikuara. Në kuadër të vizitës Ministri Purishiq , zëvendësministri i Fondit të pensionistëve dhe sigurimeve invalidore dhe zëvendësministri për ceshtje sociale Kushevija,të shoqëruar dhe nga udheheqës lokal vizituan Qendrën për punë sociale , Qendrën e fëmijëve ,,Sirena,,dhe Pushimoren e pensionistëve që është në rekonstruim dhe sipër.Ata patën rast që të njihen më përsëafrmi me punën e këtyre institucioneve, numrin e shfrytëzuesve fëmijët që ndjekin Qendrën Sirena dhe kushtet në këto institucione.