Rajoni/Bota Më shumë

Meta uroi të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit

Prej tvteuta18:38, 29 Nëntor 2017

Mbërmë në kuadër të aktiviteteve të 28 Nëntorit, në Pallatin e Brigadave në Tiranë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta , organizoi mbrëmje solemne , në të cilën ishin të ftuar përfaqësues të korit diplomatik, persnalitete të shquara nga fusha të ndryshme, si nga Shqipëria ashtu edhe nga rajoni.

Presidenti Meta, në fjalën përshëndetëse të gjithë shqiptarëve iu uroi 105 vjetorin e Pavarsisë, duke vlerësuar se idealet atdhetare të lirisë dhe pavarsisë kanë qenë dhe mbeten yll polar i ndërgjegjjes së popullit shqiptar.

Presidenti Meta po ashtu theksoi se do të punojnë që viti 2018 të kurozojë përpjekjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë për antarsim në Bashkimin Evropian, si dhe njëkohësisht të garantojë të drejtën legjitime të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur të lirë në hapsirën Shengen.

  • 1

    Radio