Mësuesit e shkollave muzikore hapin sezonin e tretë të koncerteve “ViVo”
Prej tvteuta18:45, 28 Dhjetor 2018
Në ambientin e hotelit “Mediteran”, edicioni i tretë i sezonit të koncertit ViVo nisi zyrtarisht mbrëmë. Në një koncert prej një ore, publiku pati mundësinë të shijonte tingujt e pianos, harmonikës, flautës dhe performancën vokale nga mësimdhënësit e Shkollës së Muzikës në Ulqin. Organizatorët e koncerteve “Vivo” gjithashtu njoftojnë për këtë sezon  shfaqje nga muzikantë të shquar nga Mali i Zi dhe rajoni. Koncerti i ardhshëm është planifikuar për me 25 janar.