Sociale Më shumë

Me 26 janar mbahet Akademia e Shën Savës

Prej tvteuta08:58, 26 Janar 2019

Akademia hyjnore e Shën Savës do të organizohet ditën e shtunë me 26 janar në Ulqin, me çrast sipas fjalëve të kryetarit të Bashkësisë ortodokse të Ulqinit, Bozhidar Mihajlloviq, do të organizohet edhe një program i larmishëm kulturor dhe fetar. Akademia do të fillojë në orën 18.00 në ambientet e Qendrës për Kulturë. Një ditë më vonë, besimtarët ortodoksë shënojnë festën e Shën Savës, kryepeshkopit të parë të Kishës Serbe, me çrast do të mbahet liturgji në kishën e Shën Nikollës në Meteriz, si dhe do të shpërndahen paketa për fëmijë.

  • 1

    Radio