Mbrojtja e fëmijëve është detyrimi më i rëndësishëm i shoqërisë
Prej tvteuta15:12, 2 Mars 2018
Shoqëria malazeze nuk ka asnjë detyrim më të rëndësishëm se mbrojtjen e fëmijëve kundër të gjitha formave të dhunës.
Ky është përfundimi i takimit të sotëm me zëvendës kryeministrin Zoran Pazhin që pati me përfaqësuesit e Gjykatës Supreme, Prokurorit  të lartë Publik  dhe Shoqatës “Prindi”.
Pazhin, siç njoftuan nga  Qeveria, përshëndeti iniciativën e “prindërve”, si dhe gatishmërinë e Gjykatës Supreme dhe Prokurorit të  Lartë të Shtetit, që në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi, të kontribuojë në forcimin aftësinë e të gjithë shoqërisë ndaj rreziqeve që kërcënojnë fëmijët, ta  njohin dhe ta parandajojnë,saktësisht  autorët e veprave penale kundër fëmijëve ti dënojnë në mënyrën më të ashpër.