Kulturë Më shumë

Mbrëmë u hap sezoni i koncerteve “Vivo”

Prej tvteuta10:49, 23 Dhjetor 2017

Sezoni koncertor “Vivo”  Ulqin 2017-2018 u hap me performancën e grupit “DUO CLASIC”nga Tivari  i përberë nga Safet Drljan në harmonike dhe Dina Desançiq  në violine. Protagonistët e kësaj mbrëmjeje përformanca e të cileve është duartrokitur gjatë nga publiku, shprehen të kenaqur dhe të gëzuar për ngrohtesinë që kanë gjetur në Ulqin.

Një nga organizatorët e këtij cikli koncertor Fatime Katana Bukuzu, deklaron për TvTeuta se e gezon fakti që kanë arritur që edhe sivjet ta jetësojnë këtë projekt.  Koncerti i radhes do te zhvillohet me 26 janar te vitit 2018 ne ora 19 në ambijentet e galerisë së Qendres për Kulture në Ulqin . Pjesë e këtij koncerti do të jenë : Nevila Klakor ( violine)  , Anda Bushi ( viole ) dhe Laureta Jacoviq (piano) .

  • 1

    Radio