Sociale Më shumë

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit pa transmetim televiziv, opozita e revoltuar

Prej tvteuta10:18, 21 Dhjetor 2017

Të mërkurën më 20 dhjetor, kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Loro Nrekiq, caktoi një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar mbi verifikimin e numrit të këshilltarëve në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara për 4 shkurt.

Në rendin e ditës ishin pikat që lidhen me shqyrtimin e dorëheqjes së anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor Valentina Kurti, Valon Dasharami dhe Vlladimir Filipoviq çka u miratua unanimisht por jo edhe propozimet për të rritur numrin e mandateve. Kryetari i Kuvendit nuk lejoi transmetimin e seancës me qëllim evitimin e propagandës politike për zgjedhjet e 4 shkurtit.

  • 1

    Radio