Sociale Më shumë

Marnikoviq: Situatë pak më e mirë epidemiologjike në Ulqin

Prej tvteuta09:27, 8 Dhjetor 2020

Situata epidemiologjike në komunën e Ulqinit është më e qetë, ditëve të fundiit  vërehet rënie e numrit të të infektuarëve me Covid 19,deklaroi për Televizionin Teuta drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Pavle Marnikoviq.Vetëm për një javë në kovid ambulancë janë kryer 720 vizita. Marnikoviq tha se në bazë të bisedës që ka pasur me epidemiologun Adis Martinoviq, pritet që numri prej 222 të infektuarëve të zvogëlohet për së paku 35deri 40 të shëruar,por siç theksoi, edhe ky numër është shumë i lartë për komunën e Ulqinit. Aktualisht në Shëpinë e Shëndetit të infektuar janë  2 mjekë dhe 6 teknikë ,si dhe 2 të punësuar që nuk bëjnë pjesë në stafin mjekësor. Të punësuarit në repartin laboratorik ishin ata që nuk u shfaqen në skenë, por që ishin ,dhe janë më të angazhuarit, dhe të cilët ç’do ditë kanë kryer deri në 120 analiza. Stafi mjekësor  tha Marnikoviq gjatë gjithë kësaj periudhe ka punuar çdo ditë pa u ndalur dhe kuptohet që është mjaft i lodhur.Vetëm mbrenda një javë ka pasur 51 kërkesa për patronazh,kështu që vetëm në këtë periudhë janë  ofruar mbi 500 shërbime. Shëpia e Shëndetit është e furnizuar mire  me medikamentet e nevojshme ,si dhe me PCR teste dhe teste të shpejta, tha ndër të tjera Marnikoviq.

  • 1

    Radio