MANS dorëzon padi ndaj pjesmarrësve në aferat e fundit
Prej tvteuta15:57, 4 Shkurt 2019
Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar ka dorëzuar padi ndaj presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pronarit të Atllas Grupës Dushko Knezheviq, biznesmenëve Ban dhe Mihajlloviq, si dhe ish drejtorit të Drejtorisë për pengimin e pastrimit të parave Predrag Mitroviq, për arsye se në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në pastrmin e parave. MANS ka dorëzuar padi edhe ndaj kompanive që kanë marrë pjesë në transaksionet e dyshimta. Personat në fjalë dyshohen se i kanë mundësuar presidentit aktual Gjukanoviq të marrë kredi e cila ka qenë kamuflim për pastrimin e parave të fituara nga kontrabandimi i cigareve.