Aktuale Më shumë

Malit të Zi, 1.2 milion shtesë për përgatitjen e projekteve të reja infrastrukturore

Prej tvteuta10:21, 23 Qershor 2022

Si vazhdimësi e mbështetjes së BE, në kontekstin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Malit të Zi i janë dhënë 1.2 milionë euro shtesë në grante për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të reja të infrastrukturës, është kumtuar nga takimi i Këshillit Operativ për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Takimi i tretë i Bordit Operativ të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor  u mbajt sot në Romë, ku delegacioni malazez u kryesua nga zëvendës koordinatori nacional për IPA projektet, Bojan Vujoviq.

Mali i Zi, në kuadër të thirrjes së 27-të të Kornizës së Investimeve për përgatitjen e dokumentacionit të projektit, ka dorëzuar dy propozime, të cilat janë vlerësuar pozitivisht. Vujoviq falënderoi për mbështetjen e Malit të Zi dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar me punë në çështjen e përgatitjes së investimeve në infrastrukturë.

Ai rikujtoi se aktualisht rreth dy të tretat e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE dhe se investimet e reja në infrastrukturë, me mbështetjen e BE, janë mënyra më e mirë për t’i afruar ata me përfitimet e anëtarësimit në BE.

  • 1

    Radio