Aktuale Më shumë

Mali i Zi feston 13 Korrikun, Ditën e Shtetësisë

Prej tvteuta14:50, 13 Korrik 2022

Mali i Zi sot feston 13 Korrikun, Ditën e Shtetësisë, në përkujtim të vitit 1878 kur Kongresi i Berlinit njohu pavarsinë e vendit, si dhe kryengritjen e 13 Korrikut të vitit 1941. Me këtë rast në adresë të presidentit Gjukanoviq dhe kryeministrit Abazoviq erdhën urime të shumta, një ndër të cilat edhe e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

“Me rastin e Ditës së shtetësisë së Malit të Zi,  në emër të qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe në emrin tim personal, ju dërgoj urimet më të përzemërta  me dëshirën e mirë që vendi juaj të gëzojë prosperitet dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.”, thuhet në urimin e tij.

Urime erdhën edhe nga përfaëqsues të institucioneve ndërkombëtare në Mal të Zi, si shefja e delegacionit të BE-së, Oana Kristina Popa, dhe ambasadorja e SHBA Judy Reising Reinke.Mesazhe urimi dërgoi edhe sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken si dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban. Ndërkohë, presidenti Millo Gjukanoviq dhe ministri i mbrojetjes Rashko Konjeviq për këtë rast vendosen kurora me lule pranë përmendores së Luftarit Partizan në Gorica, në të cilën në një ceremoni të ndarë kurora me lule vendosi edhe kryeministri Dritan Abazoviq.

  • 1

    Radio