Aktuale Më shumë

M.Vllahoviq,kritika ndaj ministrin aktual të Punëve të Jashtme Gjorgje Radulloviq

Prej tvteuta09:14, 24 Mars 2022

Ish ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi, Miodrag Vllahoviq, ka kritikuar ministrin aktual të Punëve të Jashtme, Gjorgje Radulloviq, pasi ky i fundit iu referua Kosovës me termin “Kosovë e Metohi”.

Teksa komentonte vendimin e Kosovës dhe të Malit të Zi rreth mbajtjes së zgjedhjeve serbe brenda këtyre territoreve, Radulloviq në deklaratë Kosovës iu drejtua me termin, për të cilin Vllahoviq e ka cilësuar si “diplomaci teletabis”. Në reagim, Vllahoviqi deklaratën e kryediplomatit aktual të Malit të Zi e ka cilësuar produkt të injorancës.

  • 1

    Radio