Sporti Më shumë

Loriana fiton medaljen e parë në kategorinë e re

Prej tvteuta16:29, 3 Qershor 2023

Loriana Kuka e ka fituar të shtunën medaljen e parë në kategorinë e re të saj, atë deri 70 kilogramë. Xhudistja kosovare fitoi medaljen e bronztë në garën Grand Prix që po mbahet në Dushanbe të Taxhikistanit.

Për Lorianën është gara e dytë në kategorinë deri 70 kilogramë. Ajo prej fillimit të vitit 2018 ka bërë karrierë vetëm në kategorinë deri 78 kg. Por së fundi kishte telashe me formë dhe vendosi të zhvendoset një kategori më poshtë. Në 70 kilogramë ka garuar te të rejat, pra në fillim të karrierës.

Për medalje të bronztë, Loriana fitoi pa luftë. Britanikja Katie-Jemima Yeats-Brown nuk doli në tatami për shkak të një lëndimi.

Loriana e nisi ditën me fitore ndaj irlandezes Rachael Hawkes. Më pas humbi nga bartësja e parë, britanikja Kelly Petersen Pollard. Lufta ndaj saj ishte e barabartë, por Loriana mbeti pa forcë dhe pësoi dënimin e tretë. Në luftën e parë të repesazhit, xhudistja kosovare e mposhti Shokhista Nazarovan e Uzbekistanit.

  • 1

    Radio