Aktuale Më shumë

LDSH shënoi 28 nëntorin me degën e Plavës e Gucisë

Prej tvteuta17:44, 28 Nëntor 2021

28 nëntori u shënua në Plavë dhe Guci nga Lidhja demokratike shqiptare dega e Plavë Gucisë, me ç’rast ata organizuan një takim solemn  për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit.

Kryetari i LDSH-se Nikollë  Camaj në këtë takim tha se çdoherë është kënaqësi e veçantë të takohemi e të festojmë së bashku me këta aktivista të dalluar të çështjes kombëtare!

LDSH ju uron të gjithë shqiptarëve këtë Ditë të shënuar  në periudhën e gjatë të shtetformimit, proces ky akoma i pa përfunduar, theksoi kryetari Camaj.

 

“Nëntori për shqiptarët është muaji i krenarisë dhe lavdisë kombëtare; është muaji i kthimit të Kryetrimit, muaji i Alfabetit, muaji i Pavarësisë, muaji i Bacës Adem! Është muaji që pasuron dhe hijeshon bredhin e festave tona, me kartolinat e kujtesës kombëtare!

Shqiptarë kudo që jeni, GËZUAR 28 NËNTORI, Dita e Pavarësisë”, përfundoi Camaj në urimin e tij.

  • 1

    Radio