Rajoni/Bota Më shumë

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën…

Prej tvteuta16:25, 9 Mars 2017

Shefat e Grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës janë dakorduar për rezolutën, përmes së cilës kërohet lirimi, dhe jo vetëm lirimi i Ramush Haradinajt.

78 deputetë kanë votuar për, ndërsa një ka votuar kundër. Me anë të kësaj rezolute parashihet pezullimi i dialogut deri në lirimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj. Siç ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, me anë të kësaj rezolute ndër tjerash kërkohet që të ndodh lirimi i pakusht të Haradinajt. Gjithashtu përmes rezolutës kërkohet që të pezullohet procesi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt. Veç këtyre, përmes rezolutës kërkohet që Qeveria të kërkojë nga BE-ja që të detyrojë Serbinë që të anulojë fletarrestet përmes Interpolit për qytetarët e Kosovës

  • 1

    Radio