Ekonomi Më shumë

Kuvendi Komunal: Miratohet kredia dhe themelimi i “Parking Servisi”

Prej tvteuta17:40, 3 Mars 2017

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal këshilltarët miratuan disa nga pikat e rendit të ditës, ku vlen të përmendet themelimi i ndërmarrjes “Parking Servisi”, si dhe kredia e re prej 650.000 eurosh.

Në lidhje me kredinë, sekretari për financa Sead Osmanoviq, tha për televizionin Teuta se janë duke u zhvilluar bisedime që kjo kredi të merret me kushte sa më të favorshme., në mënyrë që buxheti të rëndohet sa më pak që të jetë e mundur. Ndërmarrja “Parking Servisi” do të menaxhojë vendet për parkim në Komunën e Ulqinit, dhe do të jetë shoqëri me përgjegjësi të kufizuara.

  • 1

    Radio