Aktuale Më shumë

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë

Prej tvteuta17:26, 7 Korrik 2021

 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, ku kërkohet ndëshkimi i gjenocidit serb në Srebrenicë. Në momentin e paraqitjes së kësaj rezolute, grupi i deputetëve të Listës Serbe ka lënë sallën e parlamentit.

Kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se Serbisë i duhet bërë presion nga të gjithë dhe gjithandej, derisa ajo të pranojë krimet që ka kryer në Bosnjë, Kosovë dhe Kroaci, të kërkojë falje dhe të nisë një proces ndëshkimi të kriminelëve.

  1. Kurti deklaroi se gjenocidi në Srebrenicë është masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai shtoi se qeveria që drejton po përgatit padinë për gjenocid kundër Serbisë. Ndërkohë ish-kryeministri nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi se me nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ka thyer izolimin e saj ndërkombëtar dhe kjo marrëveshja duhet zbatuar patjetër edhe nga qeveria aktuale.

Gjenocidi i Srebrenicës ka ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ushtrua serbe vrau më shumë se 8.000 boshnjakë. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid.

  • 1

    Radio