Aktuale Më shumë

KSHZ e kthen kërkesën e “Fillim i ri” në KKZ-Ulqin

Prej tvteuta18:38, 1 Prill 2022

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme ka konstatuar se Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Ulqinit është i obliguar të marrë vendim për ankesën e koalicionit “Fillim i ri” dhe kërkesën për përsëritjen e votimit në vendvotimin numër pesë. Më 30 mars, ky koalicion, i përbërë nga ABR, PD, SD, PSD dhe Alternativa Shqiptare, parashtroi ankesë në KKZ-në e Ulqinit për, siç thanë ata, veprimeve dhe mosveprimeve të komisionit në vendvotimin nr.5 “Bashkësia e II lokale”.gjatë zgjedhjeve lokale në Ulqin më 27 mars.

Komisioni ka kontrolluar procesverbalin nga seanca e KKZ-së Ulqin dhe ka konstatuar se procesverbali nuk është miratuar dhe se komisioni nuk ka komentuar për ankesën e dorëzuar. Ankesa e koalicionit “Fillm i ri” është dorëzar në afatin e duhuer dhe nga subjekti i autorizar. KKZ Ulqin është i obliguar të marrë vendim për ankesën në fjalë, pasi në proceset zgjedhore vendimet merren me urgjencë. “, thonë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. KKZ i Ulqinit,  nuk u deklarua brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga dorëzimi i ankesës së koalicionit “Fillim i Ri”, dhe për këtë i ka nisur shkresë KSHZ-së.

 

  • 1

    Radio