Sociale Më shumë

Kryqi i Kuq i Ulqinit ndihmon familjet në nevojë. Rritet numri i shfrytëzuesve

Prej tvteuta14:03, 27 Mars 2020

Numri i banorëve të Ulqinit të cilët për çdo ditë i drejtohen Kryqit të Kuq është në rritje dhe se ndihmat janë siguruar falë Kryqit të Kuq të Malit të Zi, tha për TV Teuta drejtuesi i këtij institucioni në Ulqin, Toma Nikpreleviq. Ai shtoi se do të vazhdojnë të ndihmojnë familjet më të goditura nga situata aktuale. Për momentin numri i vullnetarëve që po bëjnë shpërndarjen e ndihmave është  i mjaftueshëm. Në ditët në vijim vullnetarët do të vizitojnë edhe qytetarët që nuk kanë mundësi të dalin dhe do ti ndihmojnë për të kryer obligimet ditore. Nikpreleviq apeloi tek pronarët e dyqaneve dhe njerëzit e mirë që të dhurojnë material ushqimor për bashkëqytetarët e tyre që janë në nevojë. Kryqi i Kuq ka të hapur edhe linjën telefonike në numrin 069/194 -475

  • 1

    Radio